Basketbollisti i Kosovës, Gëzim Morina ndan përvojën e tij me fëmijët e Programit ‘Sport në Shkolla’

19 prill 2024 | 13:42

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës (FSSHRK) kanë vazhduar me vizita në shkolla, po është duke u zhvilluar Programi i rëndësishëm “Sport në Shkolla”

Kësaj radhe është vizituar Shkolla “7 Marsi” në Therandë.

Në vizitë ka qenë edhe basketbollisti i Kosovës dhe kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina.

Ai ka ndarë përvojën e tij me fëmijët e Programit, si dhe duke treguar se sa e rëndësishme për fëmijët të merren me basketboll.

Morina gjithashtu ka qenë basketbollist në Slloveni, derisa me Yllin është shpallur dy herë kampion i Kosovës, si dhe fitues i Ligës Unike.

Fëmijët kanë pasur rastin të pyesin për karrierën e Morinës dhe pyetje të ndryshme për basketbollin.

Në vizitë kanë qenë Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK së bashku me Arbisa Shefkiun, koordinatore e programit nga FSSHRK.

“Sporti në Shkolla” është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.

Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me basketbollin 3×3 dhe Federata e Shahut të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq, ka sugjeruar…