Basketbollisti i Minnesotas: Nëna ime është në komë, por do ta mposhtim këtë virus
Karl-Anthony Towns, basketbollisti i Minnesota Timberwolves në NBA, ka dashur të ndajë me fansat përvojën e tij të hidhur me Koronavirusin. Nëpërmjet një videoje në Instagram, ai rrëfeu se nëna e tij, aktualisht, është në gjendje kome farmakologjike, pasi u testua pozitive me Covid-19:
“Nuk e kam parë me ditë të tëra”, – rrëfeu ai me lot në sy. – “Por pres përditësime nga klinika, ku është shtruar, për gjendjen e saj. Është shumë e vështirë. Por përpiqem të jem pozitiv dhe sa më i fortë për të gjithë familjen time. Doja ta bëja këtë video për ta sqaruar se kjo është serioze. Kjo sëmundje është e vërtetë. Mbani distancë sociale, mos shkoni në vende të mbushura me njerëz! Do të vazhdojmë të luftojmë dhe do ta mposhtim këtë virus!”. /SS/
Emotional Karl-Anthony Towns reveals mother is diagnosed with Coronavirus is in a coma on a ventilator.
Prayers up for the KAT family. 🙏🏼 pic.twitter.com/uQjOvZVlPJ
— ClutchPoints (@ClutchPoints) March 25, 2020