Basketbollisti i NBA-s firmos kontratën e re për rreth 200 milion dollarë
20 shtator 2024
| 16:40
Njëri ndër basketbollistët më të mirë në NBA, Zhoel Embiid, ka firmosur kontratë të re me skuadrën e Filadelfias, e cila do të skadojë në vitin 2029.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe në tre vitet e ardhshme, basketbollisti kamerunas me pasaportë amerikane, do të përfitojë plot 193 milionë dollarë.
Kjo marrëveshje është një ndër më të mëdhatë në NBA, ndërsa bashkë me sezonet e ardhshme, 2024-2025 dhe 2025-2026, Embiid do të përfitojë rreth 301 milion dollarë.
Embiid u aktivizua në NBA në vitin 2014 dhe që atëherë nuk ka ndryshuar më klub.