
Basketbollisti nga Kosova, Dini Syla shpallet kampion basketbolli në ShBA
16 shkurt 2025
| 14:00
Kudo që shkojnë në botë, të rinjtë nga Kosova ‘shpërthejnë’ duke arritur rezultate të lakmueshme.
Thuajse nuk ka lëmi që ata nuk e kanë zënë vendin e tyre, biznes, kulturë, politikë e sport. Ata lartësojnë emrin e vendit të tyre me suksesin e tyre.
Një prej të rinjve që po i bën krenar jo vetëm prindërit dhe familjen, por edhe vendin është edhe Dini Syla.
Djaloshi që karrierën e tij e kishte nisur në Kosovë, po shkëlqen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është shpallur kampion i basketbollit me skuadrën e tij, SCA nga Little Rock, HCAA për Arkansas.