Basketbollisti serb: Kosova nuk është Serbi

28 janar 2019 | 13:06

Basketbollisti i skuadrës turke, Fenerbahçe dhe i Përfaqësueses së Serbisë, Nikola Kaliniq, në një intervistë të gjatë për mediet serbe, e ka pranuar se Kosova nuk i takon më Serbisë.

“Qëkur di për veten time, e jam i lindur në vitin 1991, ka probleme dhe shqetësime rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm se dikush do të më urrejë, por është koha që dikush ta thotë publikisht Hajdeni ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çka mundemi dhe të vazhdojmë tutje”, ka thënë Kaliniq.

“Lufta e Kosovës ka ndodhur para më shumë se 600 vjetësh, ndërsa ka shumë dekada që ajo nuk është territor ‘yni’, le të më korrigjojnë më të vjetrit dhe më të mençurit, nëse gaboj. Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më parë të pajtohemi dhe të vazhdojmë tutje, do ta kemi mirë. Nuk jemi popull qiellor, madje nuk kemi qenë kurrë, kemi pasur momente të shkëlqyera në të kaluarën, por duhet të pajtohemi me faktin se tani jemi pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’ju thotë të huajve prej nga është dhe çka je-do të përjetojë ‘shok’, jam i sigurt. Unë e kam përjetuar.  Kohë më parë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, e para ishte në vitin 1963, pra pas 16 vjetësh të gjithë asaj që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 16 vjet nga krimet dhe viktimat, e kanë kuptuar se duhet të punojnë bashkë, dhe shihni se ku janë tani? E ne edhe më tej flasim për luftën e Kosovës dhe kush e di për çka…”, ka deklaruar Kaliniq.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala e ka…