Basketbollistja amerikane ende nuk mund të luajë, kjo është arsyeja
Rikthimi në fushë për basketbollisten amerikane Brittney Griner, që qëndroi për disa muaj në burgjet ruse, duket më i vështirë se saj mendohej. Pas lirimit dy muaj më parë, si pjesë e marrëveshjes amerikano-ruse për shkëmbim pengjesh, 32-vjeçarja lajmëroi se do të luajë me skuadrën e Phoenix Mercury, por ende nuk ka zbritur në parket.
Gjithçka është shtyrë për shkak të sigurisë dhe lëvizjes së saj nga një shtet në tjetrin. Çdo lëvizje e saj duhet bërë me udhëtim charter, por në WNBA, skuadrat kanë marrëveshje me kompanitë për udhëtime të linjës, për të ulur kostot.
“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën në lidhje me Brittney Griner dhe po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me ekspertët e sigurisë. Ne jemi në anën e saj”, tha Cathy Engelbert, komisionerja e ENBA.
Pra, bëhet fjalë për një problem ekonomik dhe sigurie, por janë disa basketbollistet që kanë ngritur zërin për udhëtime charter. Sipas WNBA, kjo do t’i kushtonte Ligës 25 milionë dollarë në sezon, një shumë që është rritur me 5 milionë vitin e fundit si pasojë e rritjes së çmimeve dhe shtimit të skuadrave.