Basketbollistja australiane heq dorë nga Lojërat Olimpike

16 korrik 2021 | 14:34

Frika dhe tmerri nga karantina, ku duhet të qëndrojë e mbyllur brenda Fshatit Olimpik, pa takuar njeri dhe vetëm të shkojë për stërvitje e ndeshje, ka bërë qëbasketbollistja australiane Liz Cambage të heqë dorë nga Olimpiada.

Ajo është një nga lojtaret lidere të Australisë, fituese e medaljes së bronzit në “Londër 2012” dhe

asaj të argjendtë në botërorin e vitit 2018. “Nuk është sekret që në të shkuarën kam luftuar për shëndetin tim mendor dhe sot më shqetëson fakti se do të shkoj në një event ku do të qëndroj e mbyllur. Pa familje, pa miq, pa tifozë. Për mua, kjo situatë është një terror. Kohët e fundit kam pasur ankthe, nuk kam fjetur dhe nuk kam ngrënë. Nuk dua të marr mjekime për të kontrolluar ankthet e mia”, ka thënë basketbollistja 30-vjeçare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas temperaturave të larta, Komuna e Skenderajt është përfshirë nga…