Basketbollistja Etna Rexhepi pjesë e Basketball Without Borders European Camp

23 gusht 2023 | 14:53

Ky kamp do të mbahet prej 23 deri më 29 gusht në Wroclaw të Polonisë.

Basketball Without Borders është kamp elitar për zhvillimin e shkathtësive individuale të lojtareve të talentuara të regjionit. Etna është zgjedhur në mënyrë individuale nga NBA dhe FIBA duke u bazuar në shkathtësitë e saja si lojtare e jashtëzakonshme.

Basketball Without Borders Europe 2023 do të jetë një mundësi e artë për secilën pjesëmarrëse që të zhvillojnë më tutje aftësitë e tyre, duke u trajnuar nga trajnerë të njohur nga NBA dhe FIBA Kjo është hera e parë që basketbolliste nga Kosova ftohet në një kamp të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave.…