Basri Beka: Unë isha ideatori i themelimit të radios ‘Kosova e Lirë’

04 janar 2021 | 14:17

Me rastin e 22-vjetorit të fillimit të transmetimit të radios “Kosova e Lirë”, Basri Beka (Feniksi) ka bërë me dije se ai ishte ideatori dhe realizuesi për themelimin e kësaj radio.

Në këtë projekt, ai thotë se kishte edhe përkrahjen e shokëve të tij, të njësitit ‘Feniks’.

“Sot njëzetedy vite më parë filloi transmetimin i Radios Kosova e Lirë, tash pas njëzetedy viteve ndjehem krenar dhe mirë po ashtu kujtojë dhe jam falënderues. Unë Basri Beka (Feniksi), isha ideatori dhe realizuesi së bashku me shokët e mi të njësitit ‘Feniks’ dhe bashkëluftëtarë të tjerë që kontribuuan në këtë projekt madhor të UÇK-së. Ndjehem krenar që si një djalë i ri, pata vizionin bashkë me shokët e mi t’i japim luftës çlirimtare zërin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për çlirim”.

No description available.

“Ndjehem shumë mire që sot e njëzetedy vite si ideatori dhe drejtuesi i këtij projekti, as edhe njëherë të vetme nuk e përdora dhe as nuk dua ta përdor për të përfituar nga kjo vepër madhore e imja dhe UÇK-së, sepse unë edhe sot pas njëzetedy viteve mendoj se atdheut duhet t’i jepet çdo gjë dhe të mos i merret asgjë”, ka thënë ai.

Basri Beka thotë se është falënderues ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, që në atë kohë i dhanë mbështetjen e plot për realizimin e këtij projekti të UÇK-së.

“Po ashtu jam shumë falënderues për ish drejtuesit e UÇK-së, që në atë kohë ata me dhanë mbështetjen e plot për realizimin e këtij projekti të UÇK-së, e që sot padrejtësisht janë të akuzuar nga gjykata speciale në Hage. Sot në ketë përvjetor të Radio Kosova e Lire, duke mos dashur t’ i përmend me emër të gjithë ata që i angazhova dhe u angazhuan në jetësimin e kësaj vepre, dua të kujtoj disa nga shokët që ishin të angazhuar dhe sot nuk janë në mesin tonë: Profesor, Muhamet Mehmeti, Bedri Rama, Islam Berisha dhe Sylejman Gashi. Nder respekt dhe lavdi për punën e tyre. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që shërbyen në Radion Kosova e Lirë si gazetar, spiker, drejtues e teknik edhe pse disa nga këta e përvetësuan, manipuluan dhe e shfrytëzuan për famë këtë medium madhor të UÇK-së”, ka thënë në deklaratën e tij Basri Beka.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë ka shumë basketbollistë të talentuar që premtojnë shumë…