‘Basri Canolli ishte çdo herë i pari në frontin e luftës’
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar dëshmorit Basri Canolli-Shpendi.
Haradinaj është shprehur se Basriu ishte çdo herë i pari në frontin e luftës.
“Sot, në tubimin përkujtimor për shokun tonë të luftës, Basri Canolli – Shpendi, pjesë e ‘Brigadës 153’, për të mbajtur të gjallë kujtimin dhe nderimin për flijimet për liri jo vetëm për Basriun, që ishte një luftëtar që përmendet ndër shokët e luftës, por edhe për të gjithë ata që ranë për atdhe! Basriu, ishte prej atyre trimave të pashoq dhe guximtar, çdoherë i pari në rreshtin e parë të frontit, djalë i një familje atdhetare të respektuar shqiptare, të përcaktuar qysh herët në rrugën për liri!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/