
Basri Sejdiu zgjedhet drejtor i ShSKUK-së
16 mars 2018
| 16:17
Basri Sejdiu është zgjedhur drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Ai për gjashtë muaj ka qenë ushtrues detyre në këtë pozitë.
Konkursi për drejtor të ShSKUK-së është shpallur më 14 shkurt.
Gazeta “Shneta” ka mësuar se gjatë ditës së sotme, pas intervistës me gojë Basri Sejdiu është përzgjedhur në pozitën e drejtorit të ShSKUK-së.