Bastet favorizojnë Anglinë
30 qershor 2021
| 12:52
Pas eliminimit të Gjermanisë e Francës, Italia dhe Spanja bëhen favorite për të triumfuar në Kampionatin Evropian.
Me fitoren e djeshme në “Wembely”, anglezët janë kandidatët më të fortë për trofeun teksa suksesi i tyre kuotohet me koeficientin 3.
Pas tyre Spanja, që kaloi me vështirësi Kroacinë vlerësohet me koeficient 4.
Podiumin e basteve e mbyll Italia. Për të besuarit e Roberto Mançinit koeficienti i suksesit është në vlerën 5, teksa menjëherë më pas vjen Lukaku me shokë.
Një fitore e Belgjikës kuotohet me koeficientin 8. Pas suksesit ndaj Francës, Zvicra vlerësohet me 23, teksa 26 e ka koeficientin Republika Çeke e bomberit të turneut ende në garë, Patrik Schik.