Bastet favorizojnë Kosovën përballë Bjellorusisë
19 qershor 2023
| 14:13
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është favorite e madhe në letër sonte ndaj Bjellorusisë. Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të Grupit I në kualifikimet e “Euro 2024”.
“Bet365”, njëra prej kompanive më të mëdha në këtë fushë, fitoren e Kosovës e kuoton me 1.70, ndërsa fitoren e Bjellorusisë 4.75 e barazimin 3.60. Ndeshja mes Bjellorusisë dhe Kosovës do të nisë në orën 20:45.