Bastet favorizojnë Prishtinën
05 korrik 2018
| 12:08
Sot zhvillohet ndeshja kthyese e ndeshjes preliminare në Evropa Ligë në mes Prishtinës dhe Europa FC.
Kompanitë e basteve në botë, por edhe ato që operojnë në Kosovë e kanë favorizuar skuadrën fituese të Kupës së Kosovës për të fituar këtë ndeshje.
Koeficienti i Prishtinës është 1.79, kurse barazimi është vlerësuar 3.55, ndërsa fitorja e Europa FC vlerësohet me koeficientin 4.40.
/Epoka e re/