![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/euro-2020.jpg)
Bastet për Kampionatin Evropian favorizojnë Francën dhe Anglinë
02 qershor 2021
| 13:01
Franca dhe Anglia janë dy favoritet kryesore për të fituar Kampionatin Evropian sipas kompanive të basteve.
“Gjelat” e Deshampit kanë një grup futbollistësh mjaft të talentuar dhe nga më të mirët në botë, çka do të thotë se mund të triumfojnë në këtë kompeticion.
Triumfi i francezëve kuotohet 5.6, ndërsa ekipi i dytë favorit është Anglia me 5.88. Belgjika është skuadra e tretë, e cila pasohet nga Spanja dhe Gjermania për të mbyllur pesëshen. Kampionët aktualë të Portugalisë kanë koeficientin 9,5, ndërsa Italia është e shtata. Në vendin e tetë është Holanda me koeficientin 13, derisa në pozitën nëntë dhe dhjetë renditen Danimarka me koeficientin 29.25 dhe Kroacia me koeficientin 33.25.