Bastet zbulojnë favoritin për ‘Scudetto’

22 dhjetor 2020 | 17:12

AC Milan kryeson renditjen aktuale të Serisë A me një pikë më shumë sesa Interi dhe katër më tepër sesa Juventusi, por sipas specialistëve të basteve, në fund nuk do të jenë kuqezinjtë ata që do të triumfojnë.

Madje, sipas kompanive, as “Zonja e Vjetër” nuk do të mund ta mbrojë fronin që e mban prej 9 sezonesh radhazi, pasi në fund do të bëjë festë Interi. Po, pikërisht kështu, Konte dhe “banda” e tij shihen favoritët për suksesin final në Serinë A.

Dhe kushdo që beson tek ata, duke luajtur edhe para, në fund do të 2.75-fishonte shumën e luajtur. Ndërkohë, në vend të dytë për titullin kampion qëndron Juventusi me koeficient 3.25, i ndjekur nga Milani dhe Napoli me 5. Pastaj, Atalanta e Roma 20-fishojnë paratë, ndërsa Lacio i 50-fishon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej fundjavës së kaluar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”…