EULEX-i bastis shtëpinë e Thaçit dhe banesën e Veselit (Video)

06 nëntor 2020 | 09:30

EULEX-i ka nisur sot bastisjen e shtëpisë së ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

Zyrtarë të EULEX-it janë parë sot të kenë hyrë edhe brenda selisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës janë parë jashtë objektit.

“Epoka e re” ka tentuar të marrë përgjigje nga zyrtarët e kësaj partie edhe për bastisjen në selinë e partisë, por nuk janë përgjigjur.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot.

“E neve sot ma shumë se kurr na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim me një zë si SHTET.  Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kurr s’na kanë poshtruar e ligështuar!  Ndali provokimet dhe poshtrimet EULEX sepse historine  e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh”, ka shkruar deputetja Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dorëheqja e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovës,…