Bastiset edhe një institucion ilegal në veri, policia jep detaje
08 janar 2025
| 15:49
Policia e ka realizuar edhe një tjetër bastisje në veri të Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për Klankosova.tv se kanë ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, në kontrollin e një zyrë ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV.
Elshani tha se Prokuroria ka hapur rastin “Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”.
“Sot rreth orës 11e30 Policia e Kosovës ka asistu zyrtar të BQK-s në realizimin e një kontrolli në një zyre ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje). Pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorinë është hap rasti Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, ka thënë Elshani.