Bastiset edhe vila e Radojiçiqit në Ujman

29 shtator 2023 | 09:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është duke kryer pesë kontrolle në tri komunat në veri të Kosovës.

Shënjestër e këytre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Sipas këtij burimi, vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur që prej orës 6:00 të mëngjesit.

Sipas njoftimit të PK-së, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

“Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Këto urdhër kontrolle janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Milan Radojiçiq, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qenë pjesë e grupit terrorist i cili të dielën që lamë pas vrau një polic në Banjskë të Zveçanit.

Pas këtij rasti, policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës.

Nga ky aksion mbetën të vrarë tre terroristë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë arrestuar në fshatin Bresalc të Gjilanit, pasi…