Bastiset një banesë në Prishtinë, policia gjen drogë dhe prova të tjera

10 nëntor 2024 | 11:23

Policia e Kosovës ka kryer bastisej në një banesë në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.

Bastisja është kryer pasi që e njëjta ishte përdorur nga të dyshuarit për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit, policia konfiskoi 468 gram marihuanë, një peshore, një pasaportë, një llaptop, një libër me shënime, paketime të thata për paketimin e drogës dhe kontratën e qirasë, raporton Telegrafi.

Hetimet për rastin po vazhdojnë për të identifikuar të përfshirët dhe mënyrën e operimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta mirëpresë…