Bastiset shtëpia e Hysri Peçanit – Burdushit
16 nëntor 2018
| 14:15
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren kanë bastisur sot shtëpinë e mjekut popullor Hysri Peçanit, i njohur në opinion si “Burdushi”
Prokuroria në Prizren ka njoftuar për “Kallxo.com” se bastisja është bërë për shkak të dyshimeve për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.
Gjatë bastisjes, në shtëpinë e tij janë gjetur një armë e shkurtë dhe një e gjatë, si dhe para në vlera të ndryshme.