Bastiset shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së
Njësitë Speciale të policisë sot në mëngjes kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.
Lajmin e ka konfirmuar për “Klan Kosova” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke treguar se aksionet policore janë duke vazhduar në kuadër të luftimit të veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit – fajdes.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor kryesisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes. Pas përfundimit të operacionit policor do t’ju informojmë me detajet tjera”, ka thënë Hoxha.