Bastiset shtëpia e Ismail Sylës, ish-këshilltarit të Thaçit

01 nëntor 2023 | 08:28

Mëngjesin e sotëm nga Dhomat e Specializuara ka filluar bastisja në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit dhe në shtëpinë e prindërve të tij. Edhe Behrami ka qenë ish-këshilltar i Thaçit.

Para dy ditësh Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala.

E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar e LV-së, Mimoza Kusari Lila, ka…