Bastiset transmetuesi ABC në Australi
Një bastisje policore në Korporatën e Transmetuesit Australian (ABC), ka nxitur reagime të ndryshme nga televizionet dhe grupet për të drejta të njeriut.
Zyrtarët policorë kanë arritur në transmetuesin publik në Sidnej, me dokument për bastitsje të dy gazetarëve dhe të drejtorit të lajmeve.
ABC-ja ka protestuar lidhur me këtë bastisje.
BBC-ja e ka konsideruar shumë shqetësuese lajmin për bastitsje të shtëpisë së njërit gazetar.
Rrjeti i gazetarëve në këtë shtet ka thënë se këto bastisje kanë qenë shenjë e “sulmit në lirinë e shtypit të Australisë”.
Aksioni i policisë është lidhur me disa artikuj rreth sjelljes së pahijshme të forcave australiane në Afganistan.
Sipas ABC-së, bastisjet lidhen në një seri të raportimeve të vitit 2017 të njohura si, të dhënat afgane, të cilat kanë “prezantuar pretendimet për vrasje të paligjshme dhe sjellje tjera të këqija të forcave speciale australiane në Afganistan”.
Ky transmetues ka thënë se raportimet janë bazuar në “qindra faqe të dokumenteve sekrete që u janë dhënë burimeve të ABC-së”.