Bastisja ndaj “këshilltarëve të Thaçit”, Çitaku i reagon Speciales: Kjo është përndjekje politike
31 tetor 2023
| 09:58
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për bastisjen nga Specialja që po zhvillohet në shtëpinë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Artan Behrami.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se kjo nuk është drejtësi.
“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim. Dje Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di. Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike”, ka shkruar Çitaku.