Bastisje edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për aferat e rezervave shtetërore

18 gusht 2023 | 08:53

Pas banesës dhe restorantit të Ridvan Muharremit, policia ka nisur bastisje edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Dhjetëra policë tashmë ndodhen brenda objektit të ministrisë që udhëhiqet nga ministrja Hajdari.

Raportohet se ministrja Hajdari nuk është brenda objektit.

Bastisja vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës së vajit dhe grurit.

Mëngjesin e sotëm policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit.

Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që, po ashtu, është në pronësi të tij.

Përveç policisë, në aksion thuhet se po marrin pjesë edhe pjesëtarë të EULEX-it.

Muharremi është i akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së “vajit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Qemal Agaj 1. Vizita e dytë pas 18 vjetësh…