Bastisje në disa lokacione në veri të Kosovës

19 mars 2025 | 09:50

Njësitet e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar aktualisht janë duke kryer kontrolle në disa lokacione në veri të Kosovës.

Regjioni i Policisë së Kosovës Veri u ndihmon këtyre njësive, raporton portali KoSSev.

Për momentin nuk dihet se për çfarë po kryhen kërkimet dhe në cilat lokacione.

Ky është një aksion i njësive policore, i cili përpos në veri, aktualisht po kryhet në mbarë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Colleen Hyland është emëruar si Zëvendës Ndihmës Sekretarja e re…