Bastisjet dhe arrestimet e Speciales, Faik Fazliu: Kjo prokurori urdhat i merr nga Beogradi

12 shtator 2023 | 23:36

Ish anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu ka folur në Pressing të T7 për bastisjet e familjarëve të dëshmorëve, Bahri e Fahri Fazliut, por edhe ndalimin që Rrustem Mustafës i është bërë nga EULEX-i.

Ai ka thënë se Prokuroria e Gjykatës Speciale është degë e Serbisë.

Sipas tij, të gjitha urdhërat i marrin nga prokuroria në Beograd që kur kanë nisur me operacione.

”Unë e kam quajtu këtë Prokurori si degë të Prokurorisë së Serbisë që kur ka nisur operacionet. Unë jam i bindur që urdhërat i merr nga Prokuroria e Serbisë”

”Unë këtë e shoh si një lloj shantazhi, në mënyrë të tërthort të të gjithë atyre që janë kundër kësaj prokurorie”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 13.09.2023 Punime të…