Bastoret e favorizojnë Kosovën
25 mars 2019
| 15:12
Ndryshe nga ndeshja miqësore ndaj Danimarkës, Përfaqësuesja e Kosovës është favorite nga kompanitë basteve për ndeshjen kualifikuese ndaj Bullgarisë.
Fitorja e Kosovës është vlerësuar me koeficientin 2.35, barazimi me koeficientin 3.3, kurse fitorja e bullgarëve është vlerësuar me koeficientin 3.10.
Ndeshja Kosovë-Bullgari fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
/Epoka e re/