Batalioni i bjellorusëve shkatërron aeroplanin spiun rus, publikohet video
Një batalion e bjellorusëve që lufton përkrah ukrainasve kundër rusëve, patën marrë përgjegjësinë për shkatërrimin e aeroplanit spiun rus Beriev A-50 U, që e ndjek nga pas aeroplanin e presidentit rus Vladimir Putin.
Në anën tjetër rusët mundoheshin të mohojnë pretendimet se është hedhur në erë ky aeroplan spiun, pasi ukrainasit patën njoftuar javën e kaluar se kanë kryer një sulm me dron kamikaz.
E për ta informuar drejt opinionin dhe të mos bien pre e dezinformimit rus, bjellorusët publikuan pamjet e dronit që fluturon ulët mbi aeroplanin e rusëve.
Ai ishte i parkuar në pistën e një baze ajrore në Machulishchi në afërsi të Minskut, kurse droni fillimisht vëzhgon hapësirën dhe më pas ulet mbi antenën e kësaj fluturake.
Disa sekonda më vonë ndërpritet transmetimi, pasi aktivizohet eksplozivi që ishte në dronin kamikaz. Ky aeroplan spiun është i pajisur me radarë dhe antena.
Ky aeroplan konsiderohej kyç në vëzhgimin e fluturimit të aeroplanit të Putinit, duke e paralajmëruar nëse mund të ketë ndonjë fluturake apo raketë në ajër që do të mund t’i afrohej.
E shkatërrimit i këtij aeroplani po konsiderohet si humbje tejet e madhe për ushtrinë ruse, pasi i janë shkaktuar dëme në vlerë prej 100 milionë dollarë.