Batalioni i tankeve të Ukrainës niset drejt frontit, godasin pozicionet e ushtrisë ruse

25 dhjetor 2022 | 10:12

Ukrainasit janë të vendosur të çlirojnë tërësisht Bakhmutin, ku po zhvillohen luftime të ashpra kundër forcave pushtuese ruse.

Atje pothuajse 24 orë në ditë ndodhin luftime, ku si pasojë e kësaj qyteti është shndërruar i tëri në rrënoja, dhe nuk ka as edhe një objekt që nuk është shkatërruar.

Një batalion i tankeve ukrainase është filmuar nga ajri, duke u nisur në fushëbetejë dhe duke goditur pozicionet e rusëve.

E tërë beteja zhvillohet në një zonë të gjelbëruar, ku shihen tanket në kolonë duke lëvizur drejt fushëbetejës dhe në një moment fillojnë t’i gjuajnë pozicionet e rusëve.

Në videon e publikuar më poshtë shihen shpërthime të fuqishme dhe mjete të blinduara, që janë shkatërruar nga tanket e ushtrisë ukrainase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë festave të fundvitit numri i bashkatdhetarëve që vijnë në…