Batatina: Ademi po e shkel statutin

27 janar 2020 | 16:09

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ishte më i zëshmi në kundërshtim të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili kërkoi votëbesim për mandat katër vjeçar.

Sipas trajnerit të Llapit, Tahir Batatina statuti po shkelet nga kryetari Ademi, pasi atij i ka skaduar mandati më 15 janar.

“Në futbollin e Kosovës kanë ardhur njerëz që ia duan të mirën futbollit. Më vjen keq për atë reagim, por statutin e shkeli kryetari Agim Ademi. Ademit i ka skaduar mandati më 15 janar, mandati i tij ka qenë dy-vjeçar. Nuk ka askund në botë të mbahen zgjedhjet çdo dy vite. Shumë mirë e dimë se kush është Remzi Ejupi, Abedin Zeka e të tjerët, të cilët kanë dhënë për futbollin, dhe nuk kanë dhënë”, deklaroi trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Të pranishëm në këtë kuvend janë edhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s që patën nga një fjalë rasti para se të fillonin punët e Kuvendit. Oliver Jung përfaqëson FIFA-n kurse Denis Bastari UEFA-n.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stabiliteti dhe bashkëpunimi i zgjeruar rajonal paraqiten si elemente vendimtare…