Batatina, akuza të rënda në drejtim të FFK-së dhe Agim Ademit
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi kjo e fundit ka dalë me një njoftim duke treguar se ka nënshkruar disa marrëveshje si dhe një tabelë ku shihet shpërndarja e mjeteve në klubet e Kosovës.
“Federata e Futbollit e Kosovës, paska dalë me një njoftim duke treguar se ka nënshkruar disa marrëveshje si dhe një tabelë ku shihet shpërndarja e mjeteve në klubet e Kosovës. Kjo tregon se Agim Ademi si dukët le që e mban pozitën e tij të uzurpuar në kundërshtim me çdo normë juridike të ligjeve të vendit, Statutit të FFK-së, UEFA-s, FIFA-s, po tani siç shihet edhe uebfaqen zyrtare të FFK-së e ka kthyer për nevojat dhe përmisimin e imazhit të tij”, ka shkruar Batatina, raporton “Epoka e re”.
Reagimi i plotë i Batatinës pa ndërhyrje:
REAGIM
Federata e Futbollit e Kosovës, paska dalur me një njoftim duke treguar se ka nënshkruar disa marrëveshje si dhe një tabelë ku shihet shpërndarja e mjeteve në klubet e Kosovës.
Kjo tregon se Agim Ademi si dukët le që e mban pozitën e tij të uzurpuar në kundërshtim me çdo normë juridike të ligjeve të vendit, Statutit të FFK-së, UEFA-s, FIFA-s, po tani siç shihet edhe uebfaqen zyrtare të FFK-së e ka kthyer për nevojat dhe përmisimin e imazhit të tij.
Tani do t’i tregojmë të gjitha argumentet dhe faktet e disa marrëveshjeve siç pretendon i dënuari me 9 muaj burg efektiv për zhvatje. z. Agim Ademi:
- Marrëveshja e nënshkruar me Bankën Qendrore të Kosovës
– Ju lutemi të publikohet kjo marrëveshje, të shihet nga opinioni i gjerë se ku janë përfitimet e kësaj marrëveshjeje, çka përfiton FFK-ja dhe anëtarët e saj, kur ka filluar të implementohet. Me dijen time nuk e di se FFK-ja është institucion financiar (përveç nëse Agim Ademi e konsideron ndryshe) e BQK-ja dihet se çfarë mandati ka sipas Ligjeve mbi bankat – pra është institucioni mbikëqyrës financiar i Bankave që operojnë në Kosovë, nuk e di se çka mund të ketë përfitim FFK-ja nga ky institucion bankar mbikëqyrës? Është një dezinformatë e radhës e FFK-së.
- Marrëveshja e nënshkruar me Federatën e Futbollit të Katarit
– Mbahet mend si një skandal si shumë skandale tjera që ka bërë FFK dhe Agim Ademi, zbulimi i sekretit afarist me këtë marrëveshje ku kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me sekretin afarist thuajse e kanë zbuluar ujin e nxehtë.
– Kjo marrëveshje është bërë publike prandaj secili mund ta shfletoj dhe të më tregoni se në cilin nen të kësaj marrëveshje shkruan se Katari do të merr përsipër shërimin e pjesëtarëve të ekipeve kombëtare në spitalet e atjeshme? Kjo është një dezinformatë e radhës e FFK-së dhe e Agim Ademit.
– Skandali më i madh është në njoftimin e FFK-së se Federata e Katarit ka një buxhet të pasur është e gatshme të jap kontributin e saj? Kjo eshte nje dezinformatë e radhës – GËNJESHTËR, ju lutemi në cilën pikë të kësaj marrëveshjeje thuhet se Katari me buxhetin e saj të pasur do ta mbështes Kosovën. Memorandumi është nënshkruar në këmbimin e përvojave të dy Federatave, rreth futbollit olimpik, ekipeve nacionale, të femrave, Futsallit, pra shkëmbimi i përvojave të dy vendeve rreth mënyrave të trajnimeve, mbajtjen e seminarëve, etj. Thua se Katari është fuqi e futbollit në botë, pra nuk ka asgjë të vërtetë, më shumë përfiton Katari nga kjo marrëveshje se sa Kosova – përveç shërimit të komplekseve të Agim Ademit dhe shëtitjeve të fundit të tij me buxhetin e FFK-së.
- Marrëveshja e sponsorizimit me Unionin e Bizneseve Shqiptare në Gjermani
– Si mund të thirreni në një marrëveshje sponsorizimi në investime siq thuhet në infrastrukturë dhe riorganizimin e shkollave të futbollit kur askush nuk e ka parë këtë marrëveshje! Pastaj duhet t’i tregojmë z. Agim Ademi se për cilat shkolla të futbollit është fjala, nese e ka për klube, shkolla
private, apo diçka në ajër e cila është e pa kuptueshme dhe si gjithnjë e pa realizueshme. Ju lutem bëni publike marrëveshjen, ta shohim se çka përmban ajo, po duke ditur kapacitetet dhe përvojat e marrëveshjeve të mëparshme nuk duhet të ketë diçka të madhe përveç fotografive dhe shëtitjeve të Agim Ademit me klanin e tij.
- Marrëveshja me Federatën Norvegjeze për edukimin e kuadrove të futbollit të femrave
E njëjta praktikë si të cekurat më lartë, e pa publikuar, e thatë për të komentuar me diçka që se ka parë askush përveç Agim Ademi me klanin e tijë – Nëse ka? E dyshimtë!
- Marrëveshja për kampin edukativ në Hajvali me Kuvendin Komunal të Prishtinës
– Gënjeshtra e madhe e radhës me Kuvendin Komunal të Prishtinës është një kontratë e marrur në shfrytëzim për 30-40 vite ku nuk cekët kurrfarë kampi apo diçka tjetër, sikurse të jetë kamp edukativ, e pyesim Agim Ademin se çka do të bëj me Obiliqin, si ka mundësi që Kosova të jetë me dy kampe ne një qytet, e Federatat më të fuqishme e kanë vetëm një kamp.
Kur e morrën këtë vendim që të investohet në dy kampe dhe a ka kapacitete financiare dhe njerëzore që të mbahen dy komplekse nga FFK. Dyshoj kur me këtë klan të FFK-së nga dy stadiume të licencuara sa na la Legjenda Fadil Vokrri sa ishte gjallë, këta na humbën njeriun e vetëm në vitin e parë të qeverisjes së tyre, ndërsa stadiumi Fadil Vokrri është në gjendje mizerie.
- Kampi nacional në Obiliq?
– Thuhet se kanë përfunduar të gjitha procedurat, le të dëshmoj z.Agim Ademi lejen e ndërtimit të këtij Kompleksi NUK KA se nuk ka aplikuar kurrë, gënjeshtra e radhës, ka vetëm një memorandum me MKRS për shfrytëzim për kohë të caktuar, të nënshkruar qysh para një viti dhe asnjë veprim tjetër nuk është ndërmarrë, në raportet financiare të UEFA 2016/2017, shihet se FFK-ja ka marrë 2,250,000 euro për këtë kompleks por kurrë nuk është investuar as edhe një cent i vetëm. GËNJESHTRA e radhës e Agim Ademit dhe FFK-së.
- Projekti 100 fusha?
– Është diçka e vjedhur nga ideja e FSHF-së, z. Duka, i cili në programin e tij e ka këtë projekt. Tek ne në Kosovë nëse e vëreni me vëmendje Agim Ademi manipulon me ekipe duke thënë se nëse Komuna, MKRS-ja dhe FFK-ja mirren vesh ne jemi të gatshem t’i investojmë 100 fusha. Kjo është një huti dhe dezinformatë e radhës, FFK-ja me marrëveshje gojore kurrë te nënshkruar me Komunat dhe MKRS-në, qe dy vite nuk është në gjendje t’i përfundoj 6 fusha, e lëre më të shkoj në një projekt me 100 fusha! KJO NUK DO KOMENT
- Shtimi i tribunës në stadiumin “Fadil Vokrri”
– Le të tregon marrëveshjen FFK-ja që ka me Kuvendin Komunal të Prishtinës për shtimin e tribunës së stadiumit Fadil Vokrri? NUK KA, nuk ekziston, është vetëm një skicë e vizatuar-imagjinare pa kurrfarë mbështetje teknike të një projekti, i prezantuar në fundin e vitit 2019 tek Kryetari
Shpend Ahmeti. Por si mundet o z. Agim Ademi të fillohet zgjerimi i tribunës së stadiumit Fadil Vokrri kur ne në Kosovë nuk kemi as edhe stadiumin alternativ për zhvillimin e garave ndërkombetarë, ku do të luajnë ekipet që kualifikohen në garat evropiane, këtë vit i kemi 3 ekipe, ekipi Nacional “A”, ekipi Nacional U21, Ekipi Nacional Femrat “A”, Kampioni i Futbollit të Femrave në garat europiane. Të gjtha në një stadium po a ke këshilltar ti o zotni? Sepse për ty e dimë sa din sepse dhe na e dëshmove.
– E patëm stadiumin por e humbëm, në krye me ty në këtë një vit e gjysmë qeverisjeje me FFK-në, prandaj çdo ditë që je ti në krye të FFK-së, ti mendon vetëm për dëmtim të buxhetit dhe hajni, dhe GËNJESHTRAT e tua si duket me këtë muaj që keni diqka të perbashkët do të përfundojnë.
- Shtëpia e Futbollit, Projekti UEFA
– Informoje opinionin me kartë se kjo ty të intereson, çfarë projekti është shtëpia e futbollit? Janë zyret për renovim të tërësishëm, ku në FFK ka vetëm 24 të punësuar, e klubet e futbollit nuk kanë as edhe ujë për t’i larë duart. Ja me çka mburret kryetari ynë!
– Por edhe për këtë projekt zotëri na tregoni lejen e dhënë nga organi – Urbanizmi KK Prishtinë? Nuk ekziston sepse nuk ka aplikuar, pyete por gënjen se këtë e ka në gjak, huton opinionin kinse po punon diçka, e sa i perkët investimit të vetëm deri tani është lënë i gatshëm nga Legjenda
Fadil Vokrri dhe ky vetëm e trashëgoi (dhe i vetmi projekt i publikuar me tender publik ku aplikuan 22 ndërmarrje) asnjëherë ky z. Agim Ademi nuk hapi tendera, si atë të Reklamave LED të cilat i morri krye në vete, për çka duhet të japin përgjëgjesi edhe Sekretari dhe KE i FFK-së, dy fushat që po ndërton në menyrë të fshehtë dhe pa leje, e shumë skandale të tjera. Asnjë projekt nuk është i përgaditur sipas kriteriumeve të UEFA-s.
- Skandalin e radhës e bën me shpërndarjen e mjeteve të futbollistëve, ku merr guximin qe në menyre individuale të lidh kontrata me lojtarët e klubeve, per ndihmën që FFK-ja do ta jap dhe atë duke kufizuar numrin në 35 (Superliga) duke na futur me qëllim klubet në konflikte me lojtarët të cilët ne tani duhet t’i hjekim nga lista apo vetë ne t’i shtojmë për pjesën tjetër. Edhe këtë e bën me qëllim për futjen e pakënaqësive në mes lojtarëve dhe klubeve të tyre.
- Skandali dhe mashtrimi më i madh është tek tabela e shpërndarjes së mjeteve financiare, ku te përshkrimi i projektit thuhet se:
– 24.01.2020 zhvillimi i Akademisë: 433,560 euro
– 12.02.2020 zhvillimi i Akademisë: 117,876 euro
Ky është skandali, mashtrimi me projektet ku FFK-ja, Kryetari, Sekretari dhe KE i FFK-së, e kanë përgjëgjësinë tani penale edhe para organeve të hetuesisë për shtrambërimin e fakteve dhe ndërrimin e destinacionit të fondeve të destinuara nga UEFA.
Më tutje sqarojmë:
– Çka janë mjetet e Solidaritetit?
Solidariteti dhe qëllimi shpjegohet në faqen 9 të raportit financiar të publikuar nga UEFA. Pagesat e solidaritetit ipen për qëllime:
– Federatave për zhvillimin dhe investimin në infrastrukturë,
– Federatave për mbulimin e kostove financiare,
– Federatave për mbulimin e kostove të nxitjes,
– Klubeve të eliminuara në fazen preliminare të UEFA-s, Ligës Kampionëve dhe Europa liga,
– Klubeve të tjera të divizionit primar (top Division clubs) të cilat nuk janë kualifikuar për garat e UEFA-s, pagesat bëhen në emër të ligës ose asosacionit për zhvillimin e të rinjve,
– Klubeve të cilat kontribuan në sukseset e Ekipeve Nacionale në përgjithësi, duke dhënë kontribut përmes lojtarëve të tyre.
Në faqen 10 të raportit shihet shpjegimi, për secilën kolonë veç e veç, prandaj ju lutemi shfletoni secili që të vërtetohen me këto fakte.
– Kolona “A” tregon se sa para dedikohen për secilën federatë, për ciklin 4 vjeçar 2016/2017 deri 2019/2020, për secilën federatë për këtë periudhe dedikohen nga 3.5 milion në emër të investimit në infrastrukturën sportive;
– Kolona “B” tregon se sa para dedikohen për Federata nga Uefa, në emër të solidaritetit vjetor për disa kategori:
– 750,000 në emër të mbulimit të kostove të Federatës për projekte të qeverisjes së mirë;
– 250,000 në emër të UEFA kategoria e vajzave të reja dhe garave të futsallit;
– 150,000 në emër të UEFA programit të masivizimit “grassroots”;
– 100,00 në emër të UEFA Konventës së Trajnerëve;
– 100,000 në emër të Uefa Konventës së referëve;
– 100,00 në emër të UEFA programi për zhvillim të futbollit të femrave;
– 100,00 në emër të UEFA programi për zhvillim të futbollit të rinjve;
– 50,000 në emër të UEFA programi i përgjegjësisë sociale;
– 50,000 në emër të UEFA programi i aktiviteteve të integritetit.
– Federata mundet të pranoj më së shumti 1,300,000 nga ekipi kombëtar i futbollit, për çdo vit;
– Pagesa e Solidaritetit: Klube të Futbollit
– Kolona “C” tregon mjetet e grumbulluara nga Liga e Kampionëve të UEFA-s, shkojnë te secila Federatë, për të bashkë-financuar programet e solidaritetit në baza vjetore, nga sezoni 2016/2017 totali i grumbullimit të mjeteve për secilën Federatë, të përshkruar në kolonën B dhe C, është
maksimum 1.9 milion euro.
– Kolona “D” tregon shumën vjetore të grumbulluar për ekipet të cilat nuk kanë garuar-marrur pjesë, në dy kompeticionet e UEFA-s- Liga e Kampionëve dhe UEFA Europa Liga kompeticioni i klubeve;
– Kolona “E” tregon shumën e grumbulluar për secilën ndeshje të zhvilluar të klubeve, pjesëmarrëse në ligat e UEFA-s, por të cilat nuk kanë mundur të plasohen në fazën e grupeve.
Bazuar në këto raporte financiare të publikuara nga UEFA shihet se FFK-ja ka arkëtuar nga UEFA 11,377,000 euro.
– 2 282 000 Euro mjete direkte nga UEFA për klubet që kanë bërë gara në Ligat Evropiane
– 2 630 000 Euro (3×600 000 + 396 000 + 434 000) mjete direkte nga UEFA; fondi i solidaritetit për klube dhe fondi për klubet që nuk janë kualifikuar në garat evropiane.
– 2 970 000 Euro nga fondi i solidaritetit (kolona B në raport), që do të duhej të shpenzoheshin në emër të projekteve të qeverisjes së mirë, për kategorinë e vajzave të reja dhe garave të futsallit, për programin e masovizimit “grassroots”, për tajnerë , për referë, për zhvillim të futbollit të femrave, për zhvillim të futbollit të të rinjëve, etj. Bazuar në raportet finaciare të FFK-së këto shuma nuk janë shpenzuar për qëllimin që janë dedikuar nga UEFA dhe për këtë duhet të përgjigjet udhëheqja aktuale e FFK-së, cent për cent në Kuvendin e Punës.
Bazuar në raportet financiare të FFK-së kjo shumë nuk është shpenzuar për qëllimin që janë dedikuar nga UEFA.
Nga këto mjete FFK për klubet tona ka shpërndarë deri tani përafërsisht 800 000 Euro. Ndërsa janë afërsisht 5 milion euro për të cilat FFK duhet të jap llogari se ku janë ?! Janë të afatizuara në Banka në Kosovë apo jashtë vendi. Ne nuk jemi mbështetur në projektet e kategorive të reja, as për masovizim , as për kaegoritë e femrave.
Kjo është e vërteta e vetme e jo atë të cilën i dënuari për shantazh me burg efektiv, Agim Ademi, Sekretari dhe KE i FFK-së, e prezantojnë dhe manipulojnë me mjete të kategorizuara dhe dedikuara kartë në raportet financiare të UEFA-s.
Këto të dhëna lirisht mund t’i gjeni në uebfaqen e UEFA-s, raportet financiare 2016/2017, 2017/2018 dhe 2018/2019.
Pa u lëshuar në raportet financiare të FIFA-s, 2016/2018, raportet financiare të FFK-së, në mjetet vetanake nga marketingu, të drejtat televizive, biletat e ndeshjeve të Kosovës, sponsorët etj.
Me respekt
Tahir Batatina