Batatina akuzon Agim Ademin për humbjen e Llapit
11 maj 2019
| 20:23
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, beson se disfata e skuadrës së tij në derbin kundër Prishtinës nuk ishte e drejtë, duke e fajësuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, për këtë disfatë.
Llapi pësoi disfatë me rezultat 1:0 në derbin kundër Prishtinës, që u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Po mendoj që sot nuk shkoi për arsye se Llapi nuk mund të luajë ndaj 16 personave. Është vërejtur një penallti e akorduar. Veliu është bërë për spital ndërsa gjyqtari nuk ndali as faull. Prishtina nuk e meriton të bëhet kampion dhe nuk besoj që do të bëhet kampion. Mendoj që fajtorin ta mbajë Agim Ademi me bashkëpunëtorët e tij”, u shpreh Batatina në një intervistë për “Supersport”.