Batatina apelon: Të kryhen më shpejt punimet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’

23 korrik 2020 | 18:14

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i brengosur për punët e ngadalshme që po bëhen në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Punimet në këtë stadium, sipas trajnerit të Llapit, ishin paraparë të përfundojnë në vitin 2019.

“Po shfaq brengën time për ngecjen e punimeve në stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’, projekti dhe plani dinamik për përfundimin e të cilit ka qenë në vitin që lamë pas. Dua ta shfaq brengën time pasi ne donatorët e klubit jemi duke financuar qindra e mijëra euro në skuadër për çdo vit dhe investimet do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm, andaj kërkoj që MKRS-ja dhe Kuvendi Komunal të merren seriozisht që të përfundojë stadiumi i qytetit dhe sezonin e ri 2020/21 ta nisim me stadium të kompletuar”, ka thënë Batatina, i cili ka kërkuar edhe nga kryetari i komunës, Nexhmi Rudari, ta marrë seriozisht këtë kërkesë që punimet të vazhdojnë dhe investimet të mos ndalen që të kompletohet stadiumi “Zahir Pajaziti” dhe infrastruktura përcjellëse e tij.

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KLIKO KËTU / PDF / Kompania Rajonale e Ujësjellësit K.R.U-’GJAKOVA’-Sh.A.…