Batatina arrin kuotën e 200 fitoreve me Llapin

14 prill 2025 | 14:59

Trajneri Tahir Batatina ka shënuar një sukses të madh me klubin e Llapit, pasi ka regjistruar fitoren e 200. Këtë sukses strategu llapjan e arriti në fitoren 3-2 kundër Gjilanit.

“Kryetrajneri ynë, Tahir Batatina, ka shënuar një arritje historike – fitoren e 200-të si trajner i KF Llapit! Këtë moment të veçantë e shënuam sot gjatë stërvitjes së mëngjesit me një befasi simbolike, duke e vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për klubin tash e 12-vite. Urime kryetrajner, Tahir Batatina”, thuhet në postimin e Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se “nuk…