Batatina betohet në fëmijë se nuk ka shitur ndeshje
23 prill 2018
| 18:02
Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, është shprehur shumë i zhgënjyer e njëkohësisht edhe kritik me atë që ndodhi në lidhje me ndeshjen Llapi-Drita (1-3).
“Portalet dhe Genc Nuza e prishën spektaklin e futbollit. Portalet para ndeshjes publikuan gjëra plotësisht të pavërteta, ndërsa Nuza, përveç se na dëmtoi për dy penallti klasike, pati edhe disa kërkesa të çuditshme”, ka thënë Batatina për “SuperSport”. Sa u përket kritikave dhe aludimeve për një rezultat të toleruar, ai është betuar se nuk ka asgjë të vërtetë. “Betohem publikisht, në katër fëmijët dhe familjen, që unë nuk kam shitur dhe as nuk kam blerë ndeshjen. As sot, as kurrë. Prandaj, me këtë çështje duhet të merret prokuroria”, ka deklaruar Batatina.