Batatina dënohet me dy ndeshje dhe 500 euro

11 shtator 2024 | 16:46

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në sajtin e tyre zyrtar.

“I. Kryetrajnerit të KF “Llapi“ nga Podujeva, z. Tahir Batatina me numër të ID-së 01144M77, i shqiptohet masa disiplinore. “Dënim me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK. II. Kryetrajnerit të KF “Llapi” nga Podujeva, z. Tahir Batatina me numër të ID-së 01144M77 i shqiptohet “Dënimi me gjobë prej 500.00 € (pesëqind euro)”, i cili duhet të paguhet në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”, shkruhet në vendimin e FFK-së.

Ai është dënuar për arsye se ka përdor gjuhë fyese ndaj gjyqtarëve si dhe tifozëve. Batatina nuk do të jetë në krye të Llapit si shkak i dënimit ndaj Dritës dhe Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shumë tema që diskutohen te Bayerni i Mynihut, duke…