Batatina: Do të luftojmë për titullin e kampionit

13 shkurt 2022 | 16:16

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Ulpianës.

Batatina u shpreh se do të jenë të pamposhtur në stadiumin e rinovuar “Zahir Pajaziti”.

“Pjesa e parë ka qenë pjesë emocionale e lojtarëve pas rikthimit në stadium pas shumë ndeshjeve, në pjesën e dytë e kemi kaluar pjesën emocionale, ndryshuam taktikat, kemi mundur të shënojmë më shumë gola. Do të jetë Llap i pamposhtur në “Zahir Pajazit”, u shpreh Batatina.

“Do të luftojmë për titullin e kampionit, me infrastrukturën që e kemi dhe cilësitë e lojtarëve. Më shumë ndeshje kemi humbur për shkak të mungesës së stadiumit”, shtoi Batatina.

Llapi pas kësaj fitore renditet në vendin e katërt me 32 pikë, shtatë pikë larg liderit, Drita, që ka 37 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Omicron është më i butë dhe shumica e varianteve, por…