Batatina: Gjyqtari eliminoi Llapin nga Kupa
08 mars 2018
| 11:47
Trajneri Tahir Batatina e ka akuzuar gjyqtarin për eliminimin e Llapit nga Kupa. Skuadra e Llapit pësoi humbje nga Prishtina pas ekzekutimit të penalltive.
“Gjithçka ndryshoi kur ne shënuam gol. Prishtina shënoi nga faulli që nuk ekzistoi. Pësuam golin e dytë dhe me një lojtar më pak u rikthyem, por në rezultat ka ndikuar gjyqtari. Pastaj në penallti është çështje fati dhe presioni ishte te lojtarët tanë. Dhe, sikurse në gjithë botën, kur lojtarët kulminantë humbin penalltitë, atëherë vjen eliminimi”, ka thënë Batatina
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)