Batatina heq dorë nga posti i trajnerit
30 maj 2018
| 10:36
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është duke menduar ta lë postin e trajnerit në skuadrën e Llapit.
Megjithatë, ai ka bërë me dije për “Gazetën Sheshi” se sërish do të jetë pjesë e klubit, kurse do ta kryejë detyrën e drejtorit sportiv. “Po mendoj ta organizoj skuadrën duke kaluar si drejtor sportiv. Në këtë mënyrë dua të pushoj pak dhe po e shikoj mundësinë që ta vijoj kursin për licencën ‘Profi’. Po ashtu, këtë vit të bëj një super-organizim në klub, vetëm kështu do të kem kohë më shumë. E kam parë që nuk kishim organizim të mirë në dy vjetët e fundit. Ishim afër trofeve, por nuk ia dolëm. Nuk dua që edhe ky vit të na shkojë kështu, andaj gjërat do t’i marrim seriozisht”, ka thënë Batatina.