Batatina: Ia dhuruam fitoren Dritës

04 maj 2023 | 17:26

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij nuk ishte efikase dhe kur nuk shënon, atëherë humbet ndeshja.

“Kishim mungesa dhe ra loja. Drita nuk bëri asgjë, por ne ia mundësuam atyre fitoren, pasi nuk shënuan nga penalltia. Lojtarët kryesorë munguan, por kjo ishte pika jonë e dobët. Ne nuk ishim efikas në finalizim, Kurtaj nuk i bëri krosimet si duhet, kur nuk arrin të shënosh është vështirë të fitosh ndeshjen. Drita u mbrojt me të gjitha forcat që të mos barazohet rezultati”, ka deklaruar Batatina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshehën një 17-vjeçare, në bagazhin e automjetit me të cilin…