Batatina: Jemi të qetë për ndeshjen ndaj Dritës
25 shkurt 2018
| 12:32
Llapi i Tahir Batatinës do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Dritës së Gjilanit të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kurse Batatina ka bërë me dije se janë shumë të qetë para këtij derbi.
“Pres një ndeshje të rëndësishme, ku takohen dy skuadra që luftojmë për titull kampioni, por pasi jemi në garë edhe për Kupë, jemi të qetë dhe nuk e kemi ndërmend të ngarkohemi. Do ta presim lojën me qetësi si çdo ndeshje tjetër duke e respektuar si çdo kundërshtar tjetër, por edhe duke u angazhuar në kushtet e lojës. E rëndësishme është fakti se për këtë ndeshje jemi të kompletuar”, ka thënë Batatina për “Epokën e re”.
(Veton ZYMBERI)