Batatina: Kosova s’ka nevojë të mendojë për sulmues dhe qendërmbrojtës
21 shkurt 2024
| 13:56
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk ka nevojë të mendojë për sulmues dhe mbrojtës, pasi tash i ka në gjirin e vet.
“Kosova nuk ka nevojë të mendojë për sulmues dhe as për qendërmbrojtës sepse tash i ka në gjirin e vet. Muriqi dhe Hyseni tandemi më i mirë, Rrahmani, Krasniqi dhe Dellova një treshe që pak përfaqësuese e kanë”, ka shkruar Batatina, i cili kishte shpallur kandidaturën për selektor të “dardanëve”, por Federata e Futbollit të Kosovës vendosi që këtë pozitë t’ia besojë gjermanit Franco Foda.