Batatina: Llapi e mposhti skuadrën më të mirë në Kosovë

03 tetor 2019 | 12:19

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se skuadra e tij arriti ta mposhtë skuadrën më të mirë në Kosovë, Feronikelin.

“Feronikeli luajti mirë, por ne e kemi studiuar mirë dhe kemi punuar edhe në stërvitje për këtë lojë. Në pjesën e parë jemi mbrojtur më shumë, por shënuam gol me një aksion jashtëzakonisht të mirë, kurse në pjesën e dytë tentuam me kundërsulme të dalim në sulm, por pranuam gol nga ndërprerjet, gjë që kemi punuar shumë për këtë fazë, por që Feronikeli ka lojtarë të mirë në ajër si Kastriot Rexha. Ne kemi shënuam dy gola, por kemi mundur edhe më shumë. E merituam këtë fitore ndaj skuadrës më të mirë në Kosovë”, ka thënë Batatina.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka pranuar me…