Batatina: Llapi synon daljen në Evropë
05 shkurt 2020
| 16:16
Llapi është njëra ndër skuadrat që ka bërë shumë ndryshime gjatë afatit kalimtar të janarit. Skuadra nga “Zahir Pajaziti” kërkon daljen në Evropë në edicionin e gjashtë pas rikthimit në Superligë.
Të besuarit e Tahir Batatinës barazuan në miqësoren e së martës përballë Ballkanit (1-1), derisa paraqitja e mirë e futbollistëve të tij, i dha shpresë teknikut llapjan se mund ta arrijnë Evropën.
“Nuk është me rëndësi vetëm titulli kampion. Ne do të luftojmë për ta arritur pozitën e dytë në renditjen tabelore dhe të dalim në Evropë”, ka deklaruar Batatina për “Klan Kosova”. Në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, Llapi do të udhëtojë drejt Klinës për tu përballur me Dukagjinin në kuadër të xhiros së 18-të.