Batatina: Ndaj Dritës dua mbështetje masive
Skuadra e Llapit është duke e vazhduar garën për kualifikim në garat evropiane përmes Superligës së Kosovës, por kjo nuk është aspak e lehtë për faktin se ekipi që drejtohet nga trajneri Tahir Batatina renditet në vendin e gjashtë me 41 pikë, derisa përballjen e radhës e ka me skuadrën e Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Trajneri Batatina iu është drejtuar tifozëve me një mesazh ku u ka kërkuar mbështetje të fuqishme për të arritur synimin që është pozita e tretë ne tabelë.
“Shumë mund dhe sakrificë ka qenë për të arritur në këtë nivel. I lumtur dhe krenar që skuadra e Llapit ka këtë infrastrukturë sportive dhe një restorant të klubeve të nivelit evropian. Të enjten dua mbështetje masive sepse dy ndeshjet si vendas do vendosin për Llapin e pozitës së tretë tabelore dhe pjesëmarrjes në garat evropiane”, ka shkruar Batatina në “Facebook”.