Batatina pajiset me licencën UEFA Pro
Në një ceremoni solemne të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, sot është bërë shpërndarja e licencave UEFA Pro për të gjithë trajnerët e futbollit që e kanë ndjekur kursin përgjatë një viti.
E në mesin e tyre me këtë licencë është pajisur edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
“Kjo arritje është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe pasionit të tij për futbollin. Me licencën UEFA Pro, kryetrajneri Batatina i bashkohet elitës së trajnerëve evropianë dhe dëshmon vizionin e tij për të çuar KF Llapin drejt sukseseve tjera. Të gjithë në KF Llapi urojmë kryetrajnerin Batatina për këtë arritje dhe jemi krenarë e kemi atë në krye të skuadrës sonë. Së bashku drejt sukseseve të reja!”, shkroi klubi i futbollit Llapi në rrjetet sociale.