Batatina për grupin e Kosovës: Unë do ta kaloja nga pozita e parë

17 dhjetor 2021 | 11:11

Në Nyon të Zvicrës dje është hedhur shorti për sezonin 2022/23 në Ligën e Kombeve.

Kosova do të jetë pjesë e Grupit 2 në Ligën C të kësaj gare. Bashkë me ”Dardanët”, në grup janë edhe Greqia, Irlanda e Veriut dhe Qipro ose Estonia.

Shortin e ka komentuar edhe Tahir Batatina, i cili ka thënë se ai do ta kishte kualifikuar tutje Kosovën nga pozita e parë.

“Në këtë grup ku gjendet Kosova, 99% e kisha kualifikuar tutje nga vendi i parë në renditjen e grupit. Forca Kosova”, ka shkruar trajneri i Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se Republika e…