Batatina shpall kandidaturën për trajner të Kosovës

02 korrik 2023 | 23:23

Trajneri Tahir Batatina ka shfaqur kandidaturën për pozitën e përzgjedhësit te Përfaqësuesja e Kosovës. Kosova është ende në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Alain Giresse muajin e kaluar.

Batatina është shfaqur i gatshëm për të udhëhequr me “dardanët” “Kur kam qenë i gatshëm në 2013 me e marrë një Llap në lloç, kur ka qenë duke rënë në kategorinë e tretë dhe me qenë sot një skuadër pretendente për Evropë, jam i gatshëm pas dhjetë viteve me e menaxhu një Kombëtare si Kosova”, ka thënë Batatina në “Dueli Sportiv”.

Përveç Llapit, Batatina nuk ka punuar me ndonjë skuadër tjetër. Ai me skuadrën nga Podujeva ka fituar dy herë trofeun e Kupës së Kosovës dhe një herë atë të Superkupës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, do të udhëtojë për në…